Zhdukja e helikopterit me 10 persona në bord, Japonia nis kërkimet, gjendet mbetjet por jo trupat

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, ka bërë me dije se është e vendosur të gjejë 10 personat në bordin e një helikopteri ushtarak që u zhduk një ditë më parë në një ishulli në pjesën jugore të vendit.

Dy pilotë, dy inxhinierë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e UH-60JA të forcave ajrore japoneze kur u zhduk pak para orës 16:00 me oren lokale.

Roja bregdetare japoneze ka gjetur disa pjesë të mbetjeve që besohet se janë nga helikopteri, duke përfshirë një derë, një seksion krahu dhe një varkë shpëtimi ende në mbështjellësin e tij.

“Ne kemi kryer operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonë gjatë gjithë natës, por ende nuk kemi gjetur gjeneralin e Divizionit të 8-të të Ushtrisë, as nëntë të tjerët në bord,” tha Ministri i Mbrojtjes.

Autoritetet nuk kanë bërë ende asnjë vlerësim publik për arsyet e zhdukjes së helikopterit gjatë një misioni zbulimi.

Në të kaluarën, Japonia ka përjetuar aksidente të rënda aviacioni, më së shumti nga përplasja e janarit 2022 në det në pjesën qendrore të vendit të një luftanie F-15, ku dy pilotët u vranë.

Në vitin 2019, një avion luftarak F-35A gjithashtu u rrëzua në det në pjesën verilindore të arkipelagut. Kërkimet për të gjetur trupin e pilotit dhe kufomën e avionit, e cila është plot me sekrete teknologjike, u braktisën përfundimisht.