VIDEO Virale, macja i hidhet hoxhës në krah gjatë faljes së Namazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2023, 18:18
Një gjë e papritur ka ndodhur gjatë namazit të një imam në Algjeri.
Imam Velid Mehsas u kap gjatë faljesnga një mace, ku gjatë namazit të Ramazanit në Algjeri , ajo u hodh mbi të dhe i hipi mbi supe.
Nuk dihet se si është gjetur macja brenda xhamisë, por siç shihet edhe në videon që po publikohet, imami qëndron i pashqetësuar dhe vazhdon normalisht namazin.
Macja duket se ndihet veçanërisht e njohur me imamin. Ai e ka publikuar ngjarjen në llogarinë e tij personale në Facebook.
