U gjet i vdekur në qeli, një tjetër oligark rus humb jetën papritur
Ironikisht, një oligark (tipari më i rëndësishëm: i pasur) thuhet se ka kërkuar një ryshfet prej rreth 5700 eurosh.
Tingëllon shumë e pabesueshme, por pikërisht për këtë arsye Igor Shkurko u fut në një burg siberian.
Ai vdiq atje më 4 prill në moshën 49-vjeçare.
Pse? Kjo nuk do tëmund të merret vesh së shpejti.
Zyrtarët thonë se ai u gjet i vdekur në qelinë e tij dhe mjekët që u thirrën nuk mund të bënin asgjë për të.
Igor Shkurko ishte kreu i rajonit Yakutskenergo në Siberi.
Më 30 mars ai u arrestua me akuzën e ryshfetit.
Të nesërmen ai është dërguar në paraburgim, sipas një njoftimi zyrtar të “Sibnovosti”.
“Më 4 prill, i akuzuari është gjetur në qelinë e qendrës së mbajtjes pa shenja jete. Një grup hetimor u thirr në vendin e krimit. Sipas informacioneve paraprake, nuk janë konstatuar shenja të vdekjes kriminale”.
Shkurko ishte përgjegjës për menaxhimin teknik të Yakutskenergo, e cila furnizon me energji elektrike rajonin më të ftohtë në botë, Yakutia.
Ai ishte i martuar dhe ka lënë dy djem.
Sipas The Sun, viktima është rasti i 40-të i oligarkëve, shkencëtarëve, kritikëve të Putinit, të paktën me aq sa kanë dalë në dritë, i cili në mënyrë misterioze u nda nga jeta papritur.

