Si në "Breaking Bad", gjyshja amerikane drejtoi për vite me radhë një rrjet të madh droge
Joanne Marian Segovia 64 vjeçe ishte vërtet një gjyshe e devotshme. Ajo kujdesej për nipërit dhe mbesat, ishte jashtëzakonisht e njohur në lagjen e saj dhe mbi të gjitha një figurë e sindikatës së policisë lokale.
Por ajo që askush nuk e dinte është fakti se gjyshja simpatike kishte vite që merrej me drogë në shkallë të gjerë.
Aksident në dalje të tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan
6 Prill, 18:01
64-vjeçarja nga San Jose, Kaliforni, mashtroi familjen e saj për vite me radhë me një performancë të denjë për Walter White, thanë të afërmit dhe kolegët e habitur për gazetën amerikane The New York Post.
Sipas prokurorëve, Segovia ka bërë një jetë të dyfishtë në stilin e serialit "Breaking Bad" që nga fundi i vitit 2015.
Ajo porositi të paktën 61 dërgesa droge nga Hong Kongu, Hungaria, India dhe Singapori dhe i dërgoi ato në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara.
Këto ishin kryesisht pilula valeryl fentanyl, dmth qetësues të fortë kundër dhimbjeve dhe opiume të tjera.

Ajo që duket edhe më e pabesueshme është se ajo e drejtonte biznesin e saj të porositjes së drogës me postë ndërsa punonte në një pozicion të lartë për sindikatat e policisë së qytetit amerikan.
Segovia thuhet se përdorte WhatsApp për të planifikuar dërgesat pëmes mesazheve të koduara.
Ajo ka shkëmbyer qindra mesazhe gjatë viteve të fundit me një numër telefoni që kishte një kod të shtetit indian.
Më tej në aktakuzë thuhet se ndër vite nuk ka pasur asnjëherë të dhëna për aktivitetet e saj kriminale.
Burri i saj Domingo Segovia 79 vjeç gjithashtu dyshohet se nuk kishte asnjë ide për pazaret e drogës së gruas së tij.
Në tre vitet e fundit, policia kishte përgjuar vazhdimisht dërgesat e drogës që dërgoheshin në mënyrë anonime përmes zyrave postare në zonë.
Pas hetimeve të gjera, ata më në fund ishin në gjendje të gjurmonin paketat dhe të arrestonin gjyshen e drogës.
Një nga mbesat e saj i tha New York Post: “Ajo është gruaja më e ëmbël ndonjëherë, shumë e dashur, shumë bujare, shumë e orientuar drejt familjes. Kështu që të gjithë jemi të befasuar dhe nuk mund ta besojmë.”
Në fakt nuk ka asnjë arsye për aktivitetin kriminal.
“Ata nuk kishin nevojë për para. Ata të dy kishin fitime të shkëlqyera dhe nuk kishin nevojë për asgjë.”
Ndërkohë, Segovia mohoi akuzat dhe u tha autoriteteve se organizatori i tregtisë së drogës ishte në fakt shërbëtorja e saj, një "mike e familjes".
Nëse shpallet fajtore, e pandehura rrezikon deri në 20 vjet burg.

