Hetimi i Covid, OBSH akuza Kinës/ Origjina, shkencëtarët kinezë publikojnë të dhënat por pa përgjigje

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bën presion Kinës për të ndarë të dhënat e saj për origjinën e Covid-it. Sipas ekspertëve, derisa Kina të bashkëpunojë, të gjithë skenarët mbeten në tryezë në lidhje me origjinën e koronavirusit. Ndërkohë Gjermania ka deklaruar të mbyllur pandeminë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës të bashkëpunojë duke ndarë të dhënat e saj për origjinën e virusit që mori jetën e miliona njërzëve. Sipas organizatës, qëndrimi i mbajtur deri tani nga Pekini ka penguar hetimet dhe ka bërë që asgjë të mos dihet më siguri mbi origjëninë e Pandemisë.

“Pa akses të plotë në informacionin që ka Kina ne nuk mund të themi asgjë. Të gjitha rastet janë në tavolinë. Ky është qëndrimi i OBSH-së dhe për këtë arsye i kërkojmë Kinës që të bashkëpunojë për këtë. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë ne do të dimë se çfarë ndodhi dhe si filloi," tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë Tedros Ghebreyesus

Ndërkohë një ekip kërkimor në Kinë ka publikuar analiza të mostrave të marra më shumë se tri vjet më pare. Tregu i gjesë së gjallë në VVuhan ka qenë një pikë kryesore në kërkimin e origjinës së koronavirusit. Këto të dhëna mund të hapin linja të reja hetimi se si filloi shpërthimi.

Shkencëtarët e OBSH-së, thonë se informacioni i fundit kinez ofron disa "të dhëna" për origjinën e virusit, por nuk ka përgjigje. OBSH po punon me shkencëtarët për të mësuar më shumë rreth rasteve të para që nga viti 2019, si ku ndodhen të infektuarit.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë në Gjermani ka deklaruar se vendi ka tejkaluar me sukses pandeminë, duke shtuar se doli në këto konkluzione bazuar në një vlerësim të varianteve të virusit, normave të vaksinimit dhe rasteve spitalore.

Pandemia globale e Covid-19 mori shumë jetë njerëzish në mbarë botën. Ajo nuk la pasoja vetëm në shëndetin e popullatës, por goditi thellë ekonomitë e shumë familjeve, sidomos ato me të ardhura të ulëta.