Shi raketash mes Izraelit dhe Hamasi, përballja më e ashpër në 60 vite

Ka marrë përmasat e një lufte të vërtetë përballja e fundit mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë. Këtë herë trupat izraelitë kanë ndërmarrë sulme ajrore në Gaza dhe Liban për të shkatërruar bazat e krahut të armatosur të Hamasit, i cili në orët e fundit lëshoi me dhjetëra raketa në drejtim të qyteteve izraelite.

Izraeli dhe Hamasi ndodhen në përballjen më të ashpër në 60 vite. Në mbremjen e 6 prillit trupat izraelitë ndërmorën sulme ajrore në Gaza dhe Liban për të shkatërruar bazat e krahut të armatosur të Hamasit, i cili në orët e fundit lëshoi me dhjetëra raketa në drejtim të qyteteve izraelite.

Sipas të dhënave, më shumë se 34 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit nga pjesa jugore e Libanit, pjesa më e madhe e të cilave u shkatërrua nga sistemi antiraketë. Megjithatë, disa prej tyre arritën të binin në zonat e banuara, duke shkaktuar të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Kryeministri Netanjahu reagoi menjëherë pas këtyre sulmeve me raketa duke thënë se Izraeli do të godasë këdo që e kërcënon dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Pasi mblodhi kabinetin e sigurisë, autoritetet izraelite nisën dhe kundërpërgjigjen. Shpërthime të fuqishme u regjistruan në Gaza, ku sipas njoftimit zyrtar u bë me dije se u shkatërruan 4 baza të Hamasit.

Bombardime pati dhe në Liban dhe pas ndërhyrjes së forcave të Kombeve të Bashkuara pati një takim me dy palëve të cilët rikonfirmuan edhe njëherë qëndrimin e Libani dhe Izraeli nuk duan luftë. Gjithçka nisi si pasojë e tensioneve që shpërthyen disa ditë më parë, ku ushtria izraelitë ndërhyri në ambientet e xhamisë së Al Aksa për kontroll dhe u përplas me disa besimtarë që u kundërpërgjigjën me fishekzjarrë dhe mjete të forta.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë. Ramazani dhe Pashka rrisin tensionet në vendin e shenjtë të JeruzalemitAutoritetet izraelite lidhur me këtë ngjarje sigurojnë edhe njëherë besimtarët se nuk kanë asnjë qëllim që të ndryshojnë status quo-në në Malin e Tempullit.