"Nuk kandidon Berisha në zgjedhje lokale", Mediu komenton deklaratën e Yuri Kim

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu nuk sheh asgjë të re në qëndrimet e fundit të ambasadores Kim në raport me Sali Berishën.

Në "Ora e Betit" ai kujtoi se këto janë zgjedhje lokale dhe nuk kandidon as Berisha dhe as ndonjë kryetar partie tjetër.

Fatmir Mediu: Nuk ka ndojë qëndrim të ri të SHBA në raport me dizenjimin  që i është bërë zotit Berisha.Çështja është si opozita do rikuperojë në marrëdhëniet me SHBA. Në zgjedhjet lokale nuk kandidon Berisha as ndonjë tjetër nga kryetarët e partive por kandidojnë kandidatët për kryetar bashkie. Këta kandidatë kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe kanë një betejë me PS. Në nivel lokal dhe qëndror duhet të jetë e fokusuar në problematikat që ka vendi.