Tërmet 6.6 në Filipine, paralajmërim për cunami
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 goditi Vigën në Filipine sot dhe agjencia lokale sizmologjike lëshoi një paralajmërim për cunami.
Epiqendra e tërmetit është vendosur në një distancë prej rreth 120 kilometrash në lindje të qytetit të Vigës, që ndodhet në provincën e Catanduanes. Ai erdhi nga një thellësi fokale prej 45 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë u bëri thirrje atyre që jetojnë pranë vijës bregdetare të provincave më të goditura të lëvizin në brendësi të vendit. Ai paralajmëroi se mund të ketë valë rreth 1 metër ose më shumë, veçanërisht në gjire dhe ngushtica të mbyllura.
“Qytetarët duhet të jenë vigjilentë për çdo dallgë të pazakontë. Ne i këshillojmë ata të qëndrojnë larg brigjeve”, tha për radiostacionin DZMM, Teresito Bacolcol, një zyrtar i agjencisë shtetërore sizmologjike.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.
フィリピン 海域
— tenfamily (@tenfamily) April 4, 2023
6.2
124 km E of Gigmoto, Philippines
2023-04-04 21:54 15.0 km pic.twitter.com/90mkEvQO87