SHBA ekzekuton komandantin e ISIS Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi

Forcat amerikane thonë se kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të ISIS.

Sipas mediave atje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm në Siri ku ka mbetur i vrarë një udhëheqës i lartë i shtetit islamik, i cili besohet të jetë përgjegjës për planifikimin e disa sulmeve në Evropë.

Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi vdiq në orët e para të së martës, në një vend emri i të cilit nuk është zbuluar për mediat.

Sipas të dhënave mësohet se nga sulmi, nuk ka pasur asnjë viktimë nga ana e civilëve. Nga ana tjetër deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga grupi islamik në Siri.

Shtetet e Bashkuara thanë se al-Jaburi zhvilloi strukturën udhëheqëse për shtetin islamik dhe se vdekja e tij do të prishte përkohësisht aftësinë e organizatës për të komplotuar sulme të jashtme.

Sipas SHBA-ve, Shteti Islamik vazhdon të përfaqësojë një kërcënim për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme se cilat sulme besohet të ketë organizuar Ahme dal-Jaburi në Evropë.

Kujtojmë që SHBA, me parë ka deklaruar se ISIS në Siri i ka ditët e numëruara. Më herët ishte thënë se luftimet kundër ISIS në lindje të Sirisë ende nuk kishin përfunduar.