Italia ka nevojë për krah pune, së shpejti me një draft të ri vetëm pak javë pas atij të sapo aktivizuar

Italia ka nevojë për krah pune e kuota me rreth 82  mijë punëtorë sezonalë nga vendet ekstrakomunitare mes të cilëve Shqipëria e Kosova, e cila hyri në fuqi më 27 mars të këtij viti është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e sipërmarrësve italianë për punëtorë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Për 82 705 mijë vende pune të hapura u prezantuan mbi 240 mijë kërkesa për puënsim që sipas udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme Italiane do të ndjekin rregullin kronologjik të dorëzìmit të dokumentaionit të plotë për t'u pranuar.

Por kjo kuotë punësimi ka rezultuar absolutisht e vakët dhe e pamundshme për të përballuar nevojat e ekonomisë italiane.

Agjencia e sipërmarrësve të agrobiznesit ka deklaruar ae Italisë i duhen të paktën 100 mijë krah pune për të mbledhur produktet e stinës e dhjetëra  mijëra punonjës të tjerë në sektorin e turizmit, transportit e kujdesit të individit.

Gjatë ditës së sotme, 4 prill 2023 palët sociale kanë zhvilluar një takim me autoritetet e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale për të analizuar nevojat e tregut të punës me objektivin e realizimit të një plani trevjeçar 2023-2025 sa më përmbushës për nevojat e ekonomisë italiane.

E konkluzioni i arritur është se Italia ka nevojë për një draft të ri fluksi emigrantësh që me propozimin e palëve sociale duhet të jetë me procedura më të thjeshtëzuara  e më fleksivël në normativës e tij për t'iu përshtatur sa më mirë nevojave të tregut e mbi të gjitha për të shkurtuar kohën që nga prezantimi i kërkesës e deri në mbërritjen e punëtorit ekstrakomunitar në Itali.

Kërkesat e larta të prezantuar në draftin e fundit që hyri në fuqi shprehin dhe se kërkesës së Italisë për krah pune i përgjigjet pozitivish një treg pune nga vendet ekstrakomuntiare mes të cilave Shqipëria e Kosova.