E rëndë në Itali, 8 vjeçari vret me armë nënën e tij
Gruaja e vrarë në shtëpi në Ariano Polesine (Rovigo), me një plumb në kokë, u qëllua aksidentalisht nga djali i saj tetë vjeçar.
Sipas hetuesve, fëmija hyri në shtëpi duke përdorur armën dhe një e shtënë u qëlloi për vdekje nënën e tij, Rkia Hannaoui .
Sipas hetuesve, fëmijët gjetët rastësisht armët që fqinji mbante në një kasolle ngjitur me pallatin.
Duke zbuluar armën, ata hynë më pas në shtëpi. Në kuzhinë ndodhi tragjedia. Të dëshpëruar, dy të vegjlit kanë thirrur më pas në ndihmë fqinjin që ndodhej në banesën e tij dhe i cili nga ana e tij kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe 118.
Hetuesit do të duhet të konstatojnë se si përfundoi arma në kasollen ngjitur me shtëpinë. Sipas të gjitha gjasave mund të ketë qenë një përpjekje e burrit për të mbuluar dy fëmijët, duke u treguar hetuesve një version të përshtatshëm të tragjedisë. Aktualisht dy vogëlushët i janë besuar babait të tyre, në shtëpinë e xhaxhait.