Shoferja e dehur dërgon në spital 3 policë, një e goditi me derë, tjetrit shkelm fytyrës dhe të fundit i kafshoi dorën
Në Firence, një 56-vjeçare e kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dërgoi tre policë rrugor në spital përpara se të arrestohej.
Gruaja u gjet në zonën e urës Vittoria në bordin e një makine të palëvizshme, por me motor të ndezur dhe vendosur në mes të rrugës.
Oficerët i kanë kërkuar dokumentet dhe kanë zbuluar se i kishte skaduar patenta.
Në atë moment 56-vjeçarja fillimisht ka fyer policinë e më pas i ka sulmuar ata.
Dy prej tyre i ka goditur me derën e makinës, duke plagosur njërin, një i tretë u godit me shkelm në fytyrë dhe të katërtin e kafshoi në dorë.
Në atë moment gruaja u arrestua.
Kur mbërriti në stacionin policor ajo refuzoi ti nënshtrohej testit të alkooloit dhe më pas filloi të godiste me kokë xhamin e qelisë së sigurisë. Ajo refuzoi gjithashtu edhe trajtimin mjekësor.
56-vjeçarja akuzohet për dhunë, përçmim dhe plagosje të zyrtarit publik dhe për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
