Paris, kryqëzohet ministria pasi u shfaq në kopertinën e revistës Playboy
Ministrja e çështjeve sociale, Marlene Schiappa është vënë në shënjestër të kritikave pasi është shfaqur në kopertinën e revistës Playboy seksuale duke ekspozuar format.
Rritja e zemërimit vjen pasi 40-vjecarja pozoi për kopertinën e revistës në një kohë kur Franca përballet me një valë protestash kundër reformës së pensioneve.
Paraqitja e saj ka tërhequr kritika nga kolegët e politikës, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne.
Kjo e fundit e ka cilësuar veprimin e ministers si aspak të përshtatshme në periudhën në të cilën gjendet vendi.
Ndërsa politikani Jean-Luc Melenchon, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të 2022 reagoi në rrjetet sociale duke thënë se Franca po del nga shinat.
Kopertina e diskutueshme e Playboy shoqërohet nga një intervistë prej 12 faqesh, në të cilën Schiappa flet për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBT.
Ndër të paktë politikanë që mbështetën ministren franceze ishte ministri i Brendshëm Gérald Darmanin i cili e quajti atë një “grua me karakter”.
Marlene Schiappa, e cila është ministrja aktuale për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat Franceze, është fotografuar për kopertinën e veshur me një fustan të bardhë.
