Sylvinho përpara Polonisë: Rëndësi kanë vetëm 90 minutat në fushë (VIDEO)
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, flet nga Varshava në konferencën e shtypit përpara sfidës me Poloninë nesër në orën 20:45. Ai e pranon që e ka tashmë të qartë formacionin por nuk pranon ta zbulojë.
"Jemi gati! Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të kuptuar pak lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 lojtarë dhe zgjedhur 23 për të bërë këtë ndeshje.
Ne e kemi skuadrën, e kemi vendosur por jemi gati të 23. Kam punuar në një gruopb të mirë,a tmosferë fantastike dhe shumë pozitive. Cikalleshi ashtu si edhe 22 të tjerët është gati. Unë e kam 11-ëshen dhe do të jetë një ndeshje e fortë. Gjeja më e rëndësishme në futboll janë ato 90 minuta dhe ne do të luajmë gjithçka për gjithçka.
Të rëndësishëm janë lojtarët, ne trajnerët vetëm i përgatisim. Përsa i përket Santosit ai është një trajner i fortë dhe me shumë e eksperiencë. Jam i sigurt që na ka studiuar por të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne. Kjo është normale në futbollin e sotëm.
Nuk mund të them që kam frikë, futbolli është shumë i bukur. Polonia është një skuadër e fortë dhe favoritët e grupit tonë por vlerësimet bëhen brenda një 90 minutëshi, duhet të shikojmë se çfarë ndodh brenda një sfide.
Ne kemi shanse të kualifikohemi por e theksoj që bëjmë pjesë në një grup të fortë e të ekujlibruar dhe ne duhet të bëjmë rrugën tonë. Edhe gjysmë pike është e rëndësishme.
Mbrojtjen e bëjmë të gjithë sepse jemi një skuadër. 11 apo 23 jemi praktikisht një trup i vetëm. Emrat në mbrojtje na mungojnë dhe mund të them që Lewandowski mund të na vendosë në vështirësi sepse është një lojtar i rëndësishëm, por ne duhet të mbrojmë si skuadër.
Nuk është vetëm objektiv Polonisë kualifikimi por edhe joni. Duhet të luftojmë në fushë sepse unë mendoj që ky është shpirti i një skuadre. Ne përfaqësojmë një vend dhe kjo është e bukura e një skuadre kombëtare. Është e rëndësishme që në fund të 8 ndeshjeve të themi që kemi bërë gjithçka. Lewa, e theksoj, është një lojtar i madh. Unë preferoj të shikoj lojtarët brenda fushës gjatë ndeshjes, por unë kam parë shumë, Messi, Ronaldinho e shumë të tjetë dhe mund të them të njëjtën gjë edhe për ata, e rëndësishme ishte çfarë bënin në fushë brenda 90 minutave".
Sokol Cikalleshi:
“Ne duam të kthejmë shpirtin e garës për të marrë rezultatet e duhura. Polonia ka lojtarë individualist shumë të mirë, që luajnë në kampionatet më të mira të botës. Nuk mund të themi që kemi përballë një ekip të dobët. Duhet të jemi të gjithë kompakt, vetëm kështu mund të arrijmë rezultatet.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë gol. Kryesorja është që të mos humbim, ne kemi strategjitë tona edhe për të fituar, por le t’ia lëmë fushës dhe të mos flasim para kohe. Duke qenë të gjithë bashkë, mediat dhe tifozët, me shpirtin e garës që ne kemi për t’i bërë shqiptarët krenar, do të kërkojmë më të mirën. E dimë që kemi një ekip shumë të fortë përpara dhe nuk duam t’ia japim hapësira atyre. Meqë është ndeshja e parë e trajnerit Silvinjo, duhet të japim 200% nga vetja për ta bërë atë të lumtur”.
