Alimehmeti: Duhen mbështetur alternativat për qytetarët, jo ngjyrat e bukura, po ikin të rinjtë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Alimehmeti, kandidat për Këshillin Bashkiak u shpreh se duhen diskutime se çfarë alternativash duhen ofruar në 14 maj.
Ai tha se prandaj duhet menduar në mënyrë konstruktive dhe tezat e secilës palë dhe nuk duhet mbështetja e sloganet dhe ngjyrat më të bukura.
Alimehmeti: Unë mendoja se do të kishim diskutim se çfarë do t’i ofrojmë si alternative qytetarëve në 14 maj, ndërsa tani po harxhojmë kohë. Ne nuk po jemi objektiv dhe konstruktiv. Çfarë duam të ndërtojmë së bashku ne? ne duam të ndërtojmë një Tirana në duart tona.
Prandaj duhet menduar në mënyrë konstruktive dhe tezat e secilës palë. Unë nuk do të mbështesja sloganet dhe ngjyrat më të bukura, por nevojat që kanë qytetarët të cilët të thonë se duan të ikin. Në shtator kanë ikur 10 mijë 18-vjeçarë për studime jashtë vendit.
