Alibeaj nuk nxjerr kandidatë në Vlorë e Selenicë, Agalliu: Mos e merrni si dobësi, shenjë fisnikërie për demokratët
Deputeti demokrat i grupit të Alibeaj Arbi Agalliu dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së dega Vlorë, Gjergji Nika, njoftuan pasditen e sotme në një konferencë për mediat se dega e PD në Vlorë ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë për kryetar bashkie në Vlorë dhe Selenicë.
Arbi Agalliu: Ne kete periudh perplasja brenda Partise Demokratike nuk ka qene e vogel. Sot fatkeqesisht ka dy grupime brenda Partise Demokratike. Nje pjese e cila e sheh te ardhmen krah Amerikes ndersa pjesa tjeter qe beson tek lidershipi demokrat. Kjo eshte nje bindje gjithesecilit. Ne sot nuk kemi kandidat te njerit individ kemi kandidat demokrat. Une kam besuar qe ndarja me dy kandidatë e thellon ndarjen mes demokrateve dhe i jep avantazh ketij regjimi. Ne kete kontekst kemi shtrire gjithmone doren e bashkepunimit. Fatkeqesisht deri tani asnje rezultat domethenes. Ndonjehere duhet te hapesh rruge per disa gjera. Mundohemi te jemi ne favor te demokrateve se bashku, ne menyre unanime kemi marre vendime te mos nxjerrim kandidat ne bashkine Vlore dhe ne bashkine Selenice.
Ne kemi ditur te terhiqemi aty ku nuk ka kuptim. Ne do ti ofrojme Vlores qe demokratet te gjithe bashke te votojne ate individ qe e mendojne kreun e ardhshem te Partise Demokratike duke mos lejuar qe votuesi i djathte te rrëshqasë ne Partine Socialiste. Por ne do te marrim pjese ne zgjedhje per keshillin bashkiak. Kemi sot antaret qe do te garojne per keshillin bashkiak. Mos e merrni si shenje dobesie, eshte nje shenje fisnikerie ne favor te demokrateve. Ne nuk duam ndarje, ne duam bashkim. Ka ardhur koha te qarkullojne elitat dhe ti japim rendesi Partise Demokratike.
Gjergji Nika: Kane qene tre kandidatura per bashkine Vlore qe priteshin te merrnin pjese ne gare si dhe dy kandidatura per bashkine e Selenices. Vendimin e kemi marr se bashku mos te marrim pjese ne keto zgjedhje qe mos te kete nje perçarje te thelle duke menduar per te ardhmen. Kemi pergatitur listen me 52 emra te keshillit bashkiak me 50% te gjinise femerore teksa 90% e listes jane emra te rinjsh, te cilet kerkojme ti japim nje tjeter fryme partise. Kemi vendosur kriteret per antaret per keshillin bashkiak, kritere te cilat vijne nga arsimi, formimi dhe deri tek familja vlonjate. Listen e keshillit bashkiak e drejtoj une, duke ma besuar mua udheheqjen e saj. Ne zgjedhjet e prillit 2021 ne ishim te gjithe bashke dhe nuk arritem te fitonim, sot ne te perçare nuk do t'ja dilnim dot per te mundur Ramen.

