Saraçi: Dihet se kush e dominon sot PD-në dhe nuk ka nevojë për logo e vulë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Romir Saraçi, kryeredaktor Syri TV u shpreh se është fatkeqësi që opozitarizmi duhet të djegë edhe një mundësi për hir të një individi të caktuar.

Ai tha se dihet se kush e dominon sot PD-në dhe nuk ka nevojë për logo dhe institucionalizim duke shtuar se muhabeti i vulës është banalitet sepse është dëshmuar ku është PD-ja.

Saraçi: Është fatkeqësi që opozitarizmi duhet të djegë edhe një mundësi për hir të një individi të caktuar. Dihet se kush e dominon sot PD-në dhe nuk ka nevojë për logo dhe institucionalizim. Për mua ky muhabeti i vulës është banalitet sepse është dëshmuar ku është PD-ja.

PD nuk është tek Alibeaj dhe tek grupi i tij. Në themel të mbajtjes peng të statutit të PD-së është mbajtja peng i mos dorëzimit të firmave të anëtarëve. U hodh vullneti i anëtarësisë kombëtare poshtë sepse nuk u dërguan ku duhet firmat e anëtarëve.