Ç'regjistrimi i PD në zgjedhje, rrëzohet ankimi i Berishës në Kolegjin Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka shuar shpresat e mbështetësve të Sali Berishës për të ndalur regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore me firmën e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj.

Pretendimet se Enkelejd Alibeaj nuk e ka të drejtën e nënshkrimit të aktit solemn, apo dhe se konflikti mes fraksioneve të demokratëve është ende në gjykata, nuk u gjetën të bazuara.

Me vendimin përfundimtar në dorë, Alibeaj do të dorëzojë në KQZ listën e kandidatëve për këshillat bashkiak,  por edhe të paktën për 16 emrat për kryetarë.

Mes tyre dhe për Tiranën, Kamzën, Vorën, Korçën etj.

Prej disa ditësh në kryesinë e PD zyrtare kanë nisur edhe debatet për të dalë apo jo me kandidatë për kryetar të bashkive përballë koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe socialistëve.

Mes propozimeve, një pjesë e madhe abstenoi daljen me emër në Tiranë, e një pjesë u shpreh kundër.

Bashkia Tiranë

Erion Veliaj (PS)

Belind Këlliçi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Roland Bejko (PD)

Bashkia Mallakaster

Qerim Mala (PS)

Resmi Shanaj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Agron Kapianal (PD)

Bashkia Poliçan

Adriati Zotkaj (PS)

Behar Xhaferraj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Florian Qamo (PD)

Bashkia Kuçovë

Kreshnik Hajdari (PS)

Lefter Maliqi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Ilirjan Koxhaj (PD)

Bashkia Kamzë

Rakip Suli (PS)

Arjan Hoxha (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Bilbil Bajraktari (PD)

Bashkia Lezhë

Pjerin Ndreu (PS)

Pasha Gjoni (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Sandle Marku (PD)

Bashkia Krujë

Artur Bush (PS)

Agron Loka (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Sabah Sheta (PD)

Bashkia Dibër

Rahim Spahiu (PS)

Ismail Uka (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Naim Gazidede (PD)

Bashkia Ura Vajgurore

Juliana Memaj (PS)

Gentian Meci (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Dritan Sula (PD)

Bashkia Patos

Fation Dural (PS)

Sofie Alushaj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Pranvera Rizai (PD)

Bashkia Fier

Armando Subashi (PS)

Evdar Kodheli (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Eriselda Zotaj (PD)

Bashkia Librazhd

Mariglen Disha (PS)

Shefki Cota (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Bujar Vreto (PD)

Bashkia Vorë

Blerim Shera (PS)

Indrit Hoxha (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Ibrahim Bruka (PD)

Bashkia Korçë

Sotiraq Filo (PS)

Ledina Alolli (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Gjergji Gjata  (PD)

Bashkia Sarandë

Olti Caci (PS )

Ardit Cikuli (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Skënder Muco (PD)

Bashkia Mirditë

Ndrec Dedaj (PS )

Albert Milyshi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Mark Ruçi (PD)

Dokumenta bashkëngjitur