Nisma Thurje teston veten me bashkinë e Dropullit. Kandidatë për këshilltarë në disa bashki

Nisma Thurje do të kandidojë për këshillat bashkiakë në 9 bashki të vendit ndërsa në bashkinë e Dropullit do të kenë kandiat për kryetar bashkie.

“Ne do të garojmë në Elbasan, Përrenjas, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Dibër, Klos dhe Mat, Korçë, Tiranë."

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje tha se kanë zgjehdur për të fituar kreun e bashkisë Dropull.

"Në Dropull kemi një kandidat të fortë, i cili ka propabilitet shumë të lartë për të fituar."

Kjo e hënë është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listat me kandidatët për kryetarë bashkish dhe këshillat bashkiakë.