Meçe: Lufta nuk është për të treguar shumicën në PD, por për të treguar legjitimitetin
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Meçe, analist u shpreh se lufta nuk është për të treguar shumicën në PD, por për të treguar legjitimitetin.
Ai tha se krahu tjetër thotë se është shumicë, por vjen momenti dhe çdo gjë legjitimohet dhe futesh sërish si në 6 mars që është një goditje shumë e fortë për faktorin e PD-së.
Meçe: Lufta nuk është për të treguar shumicën në PD, por për të treguar legjitimitetin. Nëse kemi 1 vit e gjysmë që diskutojmë përpjekjen e Berishës për të delegjitimuar PD-në dhe për t’i dhënë përmasat e atij grupimi, kjo u vërtetua tashmë.
Krahu tjetër thotë se është shumicë, por vjen momenti dhe çdo gjë legjitimohet dhe futesh sërish si në 6 mars që është një goditje shumë e fortë për faktorin e PD-së. Në 14 maj po futemi me një mazhoritar sikurse janë primaret, kur Belind Këlliçi ka marrë 4040 në Primare.

