VIDEO/ Xhaka me gol dhe asist në mes të Serbisë, Zvicra merr kryesimin e grupit të Kosovës

Zvicra e shqiptarëve triumfoi me një rezultat të thellë në Nish të Serbisë, stadium që Bjellorusia e kishte zgjedhur për të luajtur ndeshjen eleminatore të Euro 2024.

Taulant Xhaka shënoi golin e katërt të sfidës duke festuar një rrjetë të rëndësishme në një momet delikat pasi zviceranët i trembeshin faktit që ndeshja do të zhvillohej në një qytet serb dhe kjo mund të ndikonte në performancën e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Paraqitje fantastike e mesfushorit të Arsenalit që dha edhe asistin për golin e pestë. Me këtë fitore të arritur në stadiumin me dyer të mbyllura, Zvicra merr drejtimin e grupit I ku ndodhet edhe Kosova.