Bayern Munchen, Tuchel nuk humbet kohë, premton se do të luftojë për gjithçka
Thomas Tuchel është prezantuar edhe zyrtarisht te Bayern Munchen nëpërmjet një komunikate të shkurtër të publikuar në kanalet zyrtare të klubit bavarez.
Ish-trajneri i Borussia Dortmund shprehet i lumtur për nisjen e aventurës së re me klubin më të suksesshëm të Gjermanisë që sipas letrave, do të zgjasë minimalisht deri në vitin 2025.
“Është një nder i madh që Bayern u interesua për mua. Kam qenë shumë pranë kësaj skuadre edhe në të shkuarën por nuk mund të prisja dhe as mund të vendosja nën presion të tjerët. Gjërat ndodhën shumë shpejt këtë herë dhe kjo është zgjidhja më e mirë për mua.
Nuk kemi shumë kohë në dispozicion dhe me shumë mundësi unë nuk do t’i kem takuar një pjesë të madhe të lojtarëve përpara së premtes. Objektivi është që të fitojmë sa më shumë trofe që të jetë e mundur. E kam një ide se si do të luajmë dhe mezi pres të nis punën. Gjithçka ka lidhje me objektivin që është fitimi i të gjithë trofeve që jemi në lojë”.
