"S'më pëlqen fare, por duhet respektuar ligji", Alibeaj shfaqet i shoqëruar nga Garda

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shfaq për herë të parë nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës.

“Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh. Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë. Ndiheni i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”.