Berisha: Rama i implikuar me thjeshtrën e tij në projektin e Porto Romanos, Tigri në Londër për një ‘deal’
Veç incineratorëve, Sali Berisha, thotë se Edi Rama është i përfshirë dhe në projektin e parkut të Porto Romanos në Durrës. Në ditën që SPAK i sekuestroi disa pasuri ish ministrit Ahmetaj, Berisha hodhi një tezë që e lidhi me vizitën e kreut të qeverisë në Londër
Sali Berisha ngre akuza ndaj Edi Ramës për një tjetër aferë. Ish-kryeministri thotë se kreu i qeverisë dhe familjarë janë të përfshirë në fushën e Porto Romanos.
Berisha: Edhe në fushën e porto Ramanos, Rama është i implikuar direkt me thjeshtrën e tij, me një vendim duke e caktuar si fushë për depozitimin e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti. Ndërsa një ditë zgjohet dhe thotë se aty do të ndërtojë një eko park me kompaninë e thjeshtrës së tij.
Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është këto kohë në qendër të Vëmendjes për çështjen e incineratorëve.
Berisha është i bindur se Rama është përgjegjës kryesor, dhe teksa kreu i qeverisë ndodhej në Britaninë e Madhe, Berisha hodhi një tezë.
Berisha: Mediat njoftojnë se Tigri ka udhëtuar për në lodër për një deal me Edi Ramën. Siguroj shqiptarët Ahmetaj është një nga personat kryesorë, por personi kryesor është Edi Rama. Ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur.
Berisha, deklaroi se PD do të ndahet përfundimisht nga dyshja Alibasha-Brava, të cilët i etiketoi si pengjet e Edi Ramës.
Berisha: Alibasha dhe Lul Brava janë kapur dhe zbatojnë urdhrat. Nuk humbet gjë PD, por fiton duke u ndarë nga disa pengje që janë marrë peng nga Rama.
Situata politike në vend vijon të jetë e tensionuar por edhe e paqartë për shkak të përplasjeve të opozitës dhe sagës së saj në dyert e KQZ se cila prej grupimeve ka të drejtën e përfaqësimit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

