Meksi: SPAK e ka treguar disa herë që ka lidhje me politikën, targetojnë personat që sulmohen nga mediat

Avokati Redon Meksi i ftuar në "Drejt" tha se SPAK e ka treguar në disa raste që është nën ndikimin e politikës.

Meksi: SPAK e ka treguar që ka lidhje me politikën disa herë.Ka zgjedhur ata persona që sot sulmohen nga media tërë ditën. Ahmetaj psh, sulmohet nga mediat e të majtës dhe të djathtës. Me rastin e Ulsi Manjës u tallën, ja kaluan njëherë prokurorisë së Dibrës, ja sollën prapë SPAK, ja kaluan prapë Tiranës, Dibrës derisa kaloi afati i parashkrimit të veprës dhe sot e kemi Ministër Drejtësie Ulsi Manjën. Ishte vërtetuar që kishte bërë pazar me zgjedhjet.