Berisha: Tiku i Rilindjes është gazetar i pushtetit, ai furnizohet me dokumente nga familja Rama
Në një dalje nga Sali blu, Sali Berisha u shpreh se Adriatik doçi është një gazetar që furnizohet nga familja Rama ne dokumente.
Ai tha se ai për këtë arsye është i paprekshëm dhe ka imunitet nga ana e SPAK-u ashtu sikurse ka edhe Duçka dhe Neza.
Berisha: Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është i paprekshëm. Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur. Por gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza. Edhe njëherë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal se do ndihmonin shumë vendin e tyre, do ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj opozitës si McGonigal, por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik por të flasë për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane deri më sot.
