Alibeaj përzgjedh kandidatët e 14 majit, kryesia e PD propozon Bejkon dhe Godolen për Tiranën

Roland Bejko dhe Jonila Godole janë dy emrat që kryesia e PD-së së Enkelejd Alibeaj ka propozuar si kandidatë për bashkinë e Tiranës.

Emrat kanë dalë gjatë mbledhjes së Kryesisë të mbajtur sot.

Aktualisht po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar.

Të shtunën në orën 12:00, Alibeaj do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa të dielën sërish Kryesinë.