Meta: Ne jemi të vendosur ta fitojmë luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2023, 15:18
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se partia e tij është e vendosur në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ai shton se bashkë do të fitojmë duke fuqizuar rolin e grave në shoqëri dhe duke shtuar përpjekjet tona për t’i mbështetur në arsimim, sipërmarrje dhe në punësim të mirëpaguar.
Meta: Ne jemi të vendosur ta fitojmë luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Bashkë do të fitojmë duke fuqizuar rolin e grave në shoqëri dhe duke shtuar përpjekjet tona për t’i mbështetur në arsimim, sipërmarrje dhe në punësim të mirëpaguar. Bashkë Fitojmë!
