Debate në Kryesinë e PD-së, Çupi dhe Tabaku: Të dalim me kandidatë të përbashkët në 14 maj
Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së ka pasur diskutime lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit dhe si do të veprohet me kandidatët e të dyja grupimeve.
Deputetja Dhurata Cupi është shprehur se duhen mbajtur struktura unike sepse përndryshe rrezikon partia që të zvogëlohet në zgjedhje.
Dhurata Çupi: Se pari ne duhet te mbajmë strukturat unike, dhe fakti qe kemi mendim po thuaj gjysmë për gjysme kemi rrezikun qe te ndahemi edhe një here e mund te zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja, Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet te jeni përbashkues. Se dyti kam refuzuar sulmet e foltores si te shitur e te blere dhe sot refuzoj akuzat këtu qe ne qe kemi mendim ndryshe te konsiderohemi qe shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Me dhemb PD dhe do bej çmos te rritet PD dhe te bashkohet sa te mundet.
Ne kemi optimizmin te dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe te vonohemi shume me shume se partitë e tjera. Ndërkohe nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për te mirën e PD dhe te bashkimit.
I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputetja Jorida Tabaku e cila ka thënë se opozita duhet të dalë me kandidatë për përbashkët në zgjedhje.
Jorida Tabaku: Kam te njëjtin qëndrim qe kisha ne shtator opozita duhet te dale me kandidate unike! Nuk duhet ne asnjë mënyrë qe ne te bëjmë beteje kundër nesh, ne kemi një kundërshtar kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim te jemi ne ato qe përçajnë votën e opozitës! Ne duhet te mbrojmë logon e PD duhet te nxjerrim Partine Demokratike si alternative këto zgjedhje! Unë nuk e bej dot qe te kërkoj votën kundër kolegëve te mi! Unë nuk kam asnjë dyshim qe ne për te fituar duhet te jemi bashke, duhet te jemi dhe me shume se kaq!
