PD vendos nesër si do të garojë në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj "kyç" gojën për Godolen dhe Bejkon

PD e Alibeaj do të vendosë nesër sesi do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Enkelejd Alibeaj në përfundim të mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar tha se të shtunën do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve për të formalizuar të gjitha vendimet e marra.

Alibeaj: Ishte mbledhja e parë e kryesisë më pas edhe mbledhja e grupit parlamentar nesër mbledhja e kolegjit të kryetarëve. Çështja e zgjedhje ka një impakt publik, ka rëndësi PËR demokratët. Diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet.

Nesër do të jetë mbledhja e kolegjit të kryetarëve, janë njerëzit e bazës, ata që janë në kontakt me strukturat tona. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi për sot, nesër dhe për pasnesër?

Ai nuk dha një përgjigje se kë mbështet për kryetar bashkie, Roland Bejkon apo Jonila Godolen por  deklaroi se ka aq pjekuri sa të mos marrë vendime individuale, duke shtuar se vendim i pjekur është ai i marrë nga të gjithë.

Alibeaj: Derisa të zyrtarizohen mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot. Zyrtarisht do të jetë nesër. Unë e kam aq maturi përgjegjësi politike që të mos marr vendime individuale. Në zgjedhje por edhe në vendimmarrje tjetër politike mendimi i pjekur është mendimi i të gjetheve. Aty pastaj shpërndahet dhe merret përgjegjësia. Nesër do ti merrni të gjitha! Vendimi final do të jetë vendimi që do të përbehet nga opinioni i kryesisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve. Nesër formalizohet

Ndërsa  Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha qëndrimin e tij do ta bëjë me dije pas vendimmarrjes.

Bardhi: Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.