"Shkojmë për qokë sa herë ndërrohen drejtuesit", Soko: SPAK shpëton kur të ikin prej tij 5 gishtat e dorës së politikës
Pano Soko nga Nisma Thurje thotë se ndikimi politik në SPAK është ende prezent
I ftuar në "Drejt" ai solli shembullin e dosjes së sterilizimit, ku pas tre vitesh nuk ka ende një përgjigje rreth saj.
Soko: Kur shkoi Dumani, bashkë me Nismën Thurje shkuam te Dumani ditën që mori detyrën. Se sa herë ndërrohen drejtuesit shkojmë dhe u bëjmë nga një qokë te SPAK, çojmë nga një dosje. I thamë dosja e parë që ka ardhur ka qenë sterilizimi, kanë kaluar tre vjet, iku një drejtues, çfarë do bëhet me atë dosje? Të mbajturit në pafundësi nuk është një përgjigje.
SPAK është i detyruar të jap një përgjigje, ka apo nuk ka krim. Hilja është te zvarritja. Zvarritja me qëllim kapjen e afateve proceduriale që të shuhet çështja tregon se valenca e politikës brenda SPAK është ende e fortë. Politika është akoma brenda në SPAK, është evidente. Ne dhe SPAK do të shpëtojmë kur dorës së politikës ti ikin të 5 gishtat nga SPAK, qoftë një gisht të jetë drejtësia nuk do shkojë asnjëherë deri në fund.
