"Nuk është hera e parë në Downing Street", Mal Berisha i kujton Ramës takimin me Cameron: Po e përdorin si patericë për krizën e emigrantëve
U promovua si vizita e parë e kryeministrit Rama në Downing Street. Por ish-ambasadori shqiptar në Londër, Mal Berisha, në një intervistë për Rtv Ora i kujtoi kryesocialistit takimin me Cameron.
Berisha: Nuk është hera e parë që Rama futet në Downing Street. Kur shërbeja si ambasador i Shqipërisë në Londër dhe sapo qeveria socialiste kishte ardhur në pushtet Rama ka pasur një takim me David Cameron.Nuk pranoi të isha në asnjë takim që zhvilloi. Ose ka harresë ose në atë kohë nuk ka qenë vizitë por qokë miqësore.
Duke komentuar takimin e tij me Sunak, Berisha tha se është e pashpjegueshme sesi qeveria britanike po e përdor Ramën për ti mbijetuar krizës së emigrantëve.
Berisha: Gjëja më më bën përshtypje është si propaganda e PS dhe qeverisë socialiste në Tiranë ka arritur të bindë një parti që është në krahun e kundërt politik, që janë konservatorët e Britanisë së Madhe, që Shqipëria është një vend i sigurt ku njerëzit ikin për qejf dhe jo se kanë ndonjë problem për të ikur nga Shqipëria. Është sukses i lobimit të pajtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Është e çuditshme që qevria britanike kërkon të mbijetojë në kushtet kur emigracioni është bërë një gangrenë shumë e madhe me ndihmën e një qeverie të korruptuar në Shqipëri.Kërkon ti japë një patericë Edi Rama konservatorëve në Londër sikur këta ja kanë kthyer borxhin duke e paraqitur si një njeri që mund të pritet në kancelaritë më të rëndësishme të botës edhe pse sot është një nga njerëzit më të diskretituar në botë për shkak të skandaleve të brendshme që janë incineratorët, ministrat e arrestuar, kryebashkiakët që po bien si kokrrat e gështenjave në burg dhe mbi të gjitha skandali "McGonigal". Dy paterica që ndihmojnë njëra-tjetrën.
Teksa Rama deklaroi se "mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për tu luftuar dhe për të fituar betejën ndaj emigracionit të paligjshëm", Berisha tha se ky është një term shumë fyes.
Po kaq banal e konsideroi edhe krahasimin tjetër të Ramës, kur ai u shpreh: "Ashtu siç, jo të gjithë britanikët janë “James Bond” apo “Mr. Bean”, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”.
