Raporti i DASH, Çollaku: Kemi një njeri që i ka dalë pronar vendit, nuk ka balancë pushtetesh

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku në një intervistë në Ora News deklaroi se sa i përket raportit të DASH për korrupsionin, lirinë e medias dhe problemete e jera me të cilat përballet vendi ynë përgjegjës është një person që "i ka dalë pronar" Shqipërisë.

"Kapja e shtetit në çdo dimension tregon se kemi një shtet privat, kemi një njeri që i ka dalë pronar shqiprëisë pushtetit. Nuk ka më balancë pushtetesh. Kontrolluesi i tre pushteteve është një njeri i vetëm.

Në këtë rast nuk mund të kesh raport më të keq se kaq për sa kohë ke një kryeministër më të keq të mundshëm.

Është i pandehur në SHBA, i përfshirë në një aferë të madhe korruptive s;mund të jetë një njeri që bën punë të mira në qeverinë e tij: vjedhje porti i Durrësit, Incineratorët," tha ai.