Afera e incineratorëve, Berisha fton Ahmetajn të bëhet dëshmitar i drejtësisë
Kreu i PD-së Sali Berisha ftoi Arben Ahmetajn të bëhet dëshmitar i drejtësisë për të zbardhur aferën e incineratorëve.
Në një deklaratë për mediat jashtë godinës së Kuvendit, Berisha tha se Edi Rama po qëndron në pushtet falë Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, të cilët ai i konsideroi pengje të tij.
Berisha: Autor absolut, kryetar i Organizatës Kriminale të djegësave është vetëm Edi Rama.Arben Ahmetaj është i përzier sepse në rastin e Tiranës, që ka qenë në kontratë investim privat dhe kanë shkuar me dhjerëa e dhjetëra milion euro, ka inspektimin financiar. Ahmetaj ka një shans, shans që të bëhet i penduari i drejtësisë dhe t’i tregojë prokurorisë që e ka të dokumentuar, se çfarë presioni i ka bërë Rama për të firmosur, ku e ka çuar Edi Rama që të firmosë. Të tregojë çdo gjë. Shqiptarët do të marrin vesh shumë gjëra të vërteta. Edi Rama po mbahet si i mbyturi me 2 pengje Bravën-Alibashën. Nuk ka shqiptar që të mos e ketë kuptuar që këta të dy janë pengje të Ramës. Nuk ka shqiptar që pranon njerëz të tillë që u ka dhuruar Rama vulën dhe bëjnë dakordësi me të. Këtu ka dy persona, Basha-Brava që janë pengje të Ramës.
