Rama takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2023, 18:06
Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, të cilën e nisi me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.
Gjatë qëndrimit në Londër, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Në kuadër të kësaj vizite, Rama do të takohet edhe me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.
