Francezët në protestë: Jo 64 vjeç në pension! Macron shmangu votimin nga frika e humbjes

Rritja e moshës së daljes në pension ka shkaktuar revolta te francezët. Ata dolqn në protestë të enjten, ndërsa qeveria shmangu votimin e ligjit nga frika e humbjes në Asamble.

Mijëra demonstrues dolën në sheshet e Parisit kundër reformës së pensioneve, për rritje të moshës së nga 62 në 64 vjeç.  

Projektligji ka nxitur reagime të ashpra dhe protesta.

Presidentiti  Macron ndërmori një lëvizje të minutës së fundit për të shmangur humbjen.

Qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese dhe nuk kaloi reformën për votimin nga ligjvënqsit.

Vendimi është marrë vetëm pak minuta para se të caktohej votimi, sepse Qeveria nuk kishte garanci se projektligji do të kishte një shumicë në Asamblenë Kombëtare.

Lëvizja pritet të nxitë një mocion të shpejtë mosbesimi në Qeverinë e Macronit.  

Politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se deputetët e opozitës do të ndërmarrin këtë nisme.

Sondazhet e opinionit tregojnë se një shumicë dërrmuese e votuesve kundërshtojnë reformën e pensioneve, ashtu si sindikatat, të cilët thonë se ka mënyra të tjera për të balancuar llogaritë, duke përfshirë taksimin më të madh të të pasurve.