Qeveria amerikane: Tik Tok të shitet. ByteDance, rrezik për sigurinë kombëtare

Qeveria amerikane ka deklaruar se aplikacioni i TikTok duhet të shitet përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm në vend. Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga ky rrjet popullor mund të bien në duart e qeverisë kineze.

TikTok duhet të shitet ose në të kundërt mund të mbyllet për hapësirën e SHBA-ve, kjo është kërkesa që vjen nga qeveria amerikane.

Aplikacioni për shpërndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

Një kërkesë për një ndryshim në pronësi, u konfirmua për BBC News nga TikTok.

Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose aksesin e saj. Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga aplikacioni popullor mund të bien në duart e qeverisë kineze.

Sipas The Wall Street Journal, administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikTok për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina. Një zëdhënës i TikTok” konfirmoi se ishte kontaktuar nga Komisioni per investimet e huaja ne SHBA. Megjithatë, zëdhënësi tha se raportimi ishte i mbivlerësuar dhe nuk ishte e qartë se çfarë do të thotë "shpërndarje" në praktikë.

"Nëse mbrojtja e sigurisë kombëtare është objektivi, investimi nuk e zgjidh problemin: një ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose aksesin. Mënyra më e mirë për të adresuar shqetësimet në lidhje me sigurinë kombëtare është mbrojtja transparente e bazuar në SHBA e të dhënave dhe sistemeve të përdoruesve të SHBA", tha zëdhënësi.

Forcat e armatosura të SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.

Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok.

Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si mateiralet që ata ndjekion apo vendodhjen e tyre.

Bllokimi I aplikacionit u kërcënua për herë të parë në 2020. nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump.