VIDEO/ Po rrëzohej, aeroplani ulet me parashutë në tokë, shpëtojnë pasagjerët dhe foshnja në bord
Një video tregon momentin se si një aeroplan motori i të cilit u prish gjatë fluturimit u ul i sigurt në Brazil falë një parashute.
Të gjashtë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë një fëmijë tre vjeç dhe një foshnjë.
Piloti aktivizoi parashutën në kohë, duke ngadalësuar shpejtësinë me të cilën u ul në tokë, siç raporton gazeta amerikane " New York Post ", e cila ka publikuar videon në faqen e saj.
Aeroplani me një motor Cirrus SR22 pësoi defekt të motorit menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Pampulha në Belo Horizonte, në shtetin juglindor të Minas Gerais, Brazil.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të mëngjesit të datës 11 mars.
Piloti veproi me gjakftohtësi të plotë duke aktivizuar sistemin e parashutës 'Cirrus Airframe' - i njohur si CAPS.
Deri më tani, me këtë sistem janë shpëtuar më shumë se 249 persona në avionë njëmotorësh që kanë pësuar problem gjatë fluturimit.

