VIDEO/ E mori lumi dhe u kap pas urës, momente ankthi gjatë shpëtimit të burrit

Një burrë është shpëtuar nga vërshimi i ujërave në lumin e fryrë të Los Anxhelosit në një operacion si në filma.

Burri u bllokua në lumë dhe u mbajt tek një mur betoni, ndërsa një shpëtimtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Los Anxhelos u ul nga një helikopter.

Punonjësi i shpëtimit më pas e siguroi njeriun në një kabllo përpara se të dy të ngriheshin përsëri në helikopter.

Burri, 51 vjeç, u dërgua në spital për t'u trajtuar për hipotermi.