Vrau mbesën se refuzoi të martohej me kushëririn, xhaxhai dënohet me burg përjetë
Një burrë që vrau mbesën e tij 20-vjeçare në atë që prokuroria tha se ishte një 'vrasje nderi' është dënuar me burgim të përjetshëm me një minimum prej 25 vitesh.
Pamjet e kamerave treguan viktimën Somaiya Begum duke ecur në shtëpi nga puna vetëm disa orë para sulmit brutal.
Mohammed Taroos Khan 53 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Begum në Bradford, West Yorkshire.
Ai e hodhi trupin e saj në djerrinë pasi ajo refuzoi një martesë të detyruar me kushëririn e saj. Begum, një studente e biomjekësisë në Universitetin Leeds Beckett, u gjet e vdekur pak më shumë se një milje larg shtëpisë së saj pas një kontrolli policor njëjavor në korrik 2022.
Vajza kishte jetuar me gjyshen e saj dhe një xhaxhai tjetër të saj pasi prindërve të saj iu dha një urdhër për mbrojtjen e martesës së detyruar.
Kjo pasoi refuzimin e saj për t'u martuar me një kushëri në Pakistan kur ajo ishte 16 vjeç "për shkak të kërcënimit të dhunës".
Prokurori tha se trupi u gjet 11 ditë më vonë i mbështjellë në një qilim, i lidhur me litarë në tokë të përdorur si vendgrumbullimi në rrugën Fitzwilliam, Bradford.
Ai tha se trupi i saj ishte aq i dekompozuar sa nuk ishte e mundur të gjendej shkaku i vdekjes, por kishte gozhda metalike 11 cm të gjatë të ngulitur në gjoksin e saj, e cila i kishte shpuar mushkëritë.
Më herët gjatë gjyqit, anëtarëve të jurisë iu shfaqën pamjet e kamerave të momentit kur prokurorët thonë se tregon Khan duke tërhequr zvarrë trupin e vajzës nga makina e tij dhe duke e hedhur atë në tokë te mbeturinat.
Khan sot është dënuar me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 25 vjetësh në të njëjtën gjykatë.
Ndërsa ai u dënua, policia publikoi pamje rrëqethëse të kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë vajzën duke ecur në shtëpi nga puna disa orë para se të vritej brutalisht. Khan gjithashtu u burgos me pesë vjet për pengimin e drejtësisë, e cila do të shërbehet njëkohësisht.
