Vrasja e 12 vjeçares nga shoqet e saj, valë urrejtje dhe kërcënimesh ndaj autoreve në Tiktok

“Vrasëse”, “Vrasëse”, “Psikopate”. Dy autoret e dyshuara për vrasjen e 21-vjeçares Luise F. në Gjermani janë aktualisht të ekspozuar ndaj komenteve të tilla.Në Tiktok, vajzat kërcënohen dhe ofendohen. Tani autoritetet po ndërhyjnë.

Luise F. 12 vjeçe u vra nga dy shoqe të saj nga dhjetëra goditje me thikë në trup.

Një nga autoret mësohet se ka publikuar më pas një video në Tiktok. Kjo u përhap si flakë.

Mijëra përdorues kanë reaguar ndaj postimit, kryesisht në mënyrë agresive dhe me urrejtje.

Fëmijët janë etiketuar ndër të tjera si "vrasëse" dhe "psikopate".

Ekspertët paralajmërojnë marrjen e masave kundër veprimeve të tilla.

Në një intervistë për “t-online”, psikiatrja për fëmijë Yonca Izat rekomandon distancimin nga gjuha e urrejtjes në internet.

Ajo mendon se është i diskutueshëm fakti që njerëzit tani po reagojnë ndaj dy vajzave me "një agresion të ngjashëm".

“Vajzat duhet të mbrohen nga kjo”, thotë psikiatrja.

Videoja ende nuk është verifikuar. Megjithatë, policia paralajmëron për kërcënimet kriminale të hakmarrjes në internet.

 Përveç kësaj, vajzat nuk duhet t'i nënshtrohen stresit psikologjik shtesë.

Aktualisht autoritetet po marrin masa për të luftuar gjuhën e urrejtjes.

Dirk Peglow, kryetar federal i hetuesve penalë, e përshkruan shpërndarjen e të dhënave personale të autorëve si "forma moderne e gjuetisë së shtrigave", shkruan "Redaktions-Netzwerk Deutschland".

Në rastin konkret këshillohet kujdes, sepse kjo do të rëndonte jo vetëm mbi autorët, por edhe të afërmit.

Për më tepër, dikush mund ta bëjë veten përgjegjës për ndjekje penale me deklarata të caktuara.