Rrëzimi i dronit amerikan, Moska: Ne duam bashkëpunim pragmatik me SHBA-në, jo konfrontim
"Me SHBA-në nuk kërkojmë konfrontim, duam bashkëpunim pragmatik në interes të popujve tanë përkatës. Por në të njëjtën kohë ne dimë t'i mbrojmë këto interesa".
Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.
Por ushtria amerikane bëri publike videon e përplasjes mes avionit sulmues rus dhe dronit të SHBA mbi Detin e Zi.
Materiali i deklasifikuar tregon momentet kur avionët rusë fillimisht derdhin karburant mbi dronin vëzhgues e më pas e godasin atë në pjesën e pasme duke i dëmtuar helikën.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se video e rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi pas manovrave të avionëve rus "i vërteton botës versionin tonë" me "prova të qarta dhe bindëse" dhe zbulon "gënjeshtrat" e Rusisë.
