Videoja e incidentit ajror/ Avionët rusë hedhin karburant e më pas godasin dronin e SHBA
Ushtria amerikane bëri publike videon e përplasjes mes avionit sulmues rus dhe dronit të SHBA mbi Detin e Zi. Materiali i deklasifikuar tregon momentet kur avionët rusë fillimisht derdhin karburant mbi dronin vëzhgues e më pas e godasin atë në pjesën e pasme duke i dëmtuar helikën. Tashmë moska dhe uashingtoni po përplasen për rikuperimin e pjesëve të mjetit ajror që u rrëzua në Detin e Zi.
Këto janë momentet e përplasjes së dronit mbikëqyrës amerikan me avionin luftarak kinez mbi detin e Zi në incidentin që ndodhi të martën duke acaruar raportet mes dy vendeve.
Në videon e publikuar nga Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane dallohet qartë ku kamera e dronit amerikan MQ-9 Reaper fokuson momentin e përplasjes me avionin rus në pjesën e pasme duke dëmtuar një nga helikat.
Filmimi nga kamera që rrotullohet në 360 gradë, e vendosur në pjesën e parme të dronit ndërpritet, duke mos e treguar më trajektorën që përshkoi avioni rus Sukhoi SU-27.
Para përplasjes, avionët rusë kanë derdhur karburant në trajektoren e dronit, siç ishte thënë edhe më herët nga Uashingtoni
Me helikën e dëmtuar, operatorët e ushtrisë amerikane ulën dronin në ujërat ndërkombëtarë të Detit të Zi. Zyrtarët e SHBA thanë sa Moska zhvillloi kërkime për pjesë nga droni I dëmtuar, me qëllim marrjen e informacioneve, gjë e cila është konfirmuar dhe nga vetë shefi ishërbimit federal të sigurisë rus Nikolai Patrushev.
“Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta marrim apo jo, por duhet ta bëjmë… Dhe patjetër do ta shqyrtojmë”, tha ai.
Por koordinatori i komunikimit të Këshillit Kombëtar, John Kirby deklaroi se informacionet mbeten të sigurta, megjithatë nuk garantoin për gjetjen e pjesëve të mjetit vëzhgues ajror.
“Unë nuk jam i sigurt se ne do të jemi në gjendje ta rikuperojmë atë. është e vështirë ta gjeme aty ku ra në ujërat e thella, por jemi jemi ende duke vlerësuar nëse mund të ketë ndonjë përpjekje rikuperimi. Mund të mos ketë”.
Rusia ka pretenduar se avioni sulmues i saj Su 27 nuk e ka prekur droning amerikan dhe as nuk ka përdorur armatime ndaj tij. Ndërkaq burimet ushtarake kanë thënë për mediat amerikane, se pas incidentit, pala amerikane ka arritur të fshinte programin bazë të dronit para se ai të rrëzohej në Detin e Zi.
JUST IN - U.S. releases a video showing the collision of the Russian fighter jet with the MQ-9 Reaper drone over the Black Sea. pic.twitter.com/g3KxbC7Zaf
— Nicholas Veniamin (@nickveniamin) March 16, 2023


