Zekthi: Nuk është çudi që KAS të ndjekë rrugën e Celibashit, firmosja e deklaratës nga Basha budallallëk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 21:56
Analisti, Fitim Zekthi, thotë se nuk do të surprizohej nëse KAS nesër do të ndjekë rrugën e Celibashit lidhur me regjistrimin e PD në zgjedhje.
I ftuar në "Ora e Betit" ai theksoi se nënshkrimi i deklarataës solemne është pretekst, pasi Rama e nënshkruan dhe sërish blen vota.
Zekthi: Nuk është çudi që KAS të ndjekë rrugën e Celibashit. Edhe KAS është zgjedhur nga i njëjti mekanizëm politik. Kam shpresë që duke qenë në panel mund ta regjistrojnë por edhe jo. Ai thotë duhet të firmosë Basha se është solemne. Është budallallëk. Rama është angazhuar dhe ka blerë vota. Basha është deputet i thjeshtë i PD, ka dhënë dorëheqjen. Është e pandershme që të flasë, i bie që nuk ka dhënë dorëheqjen.
