Berisha "vesh" me mister emrin e koalicionit opozitar: Shko shih fytyrën sterrë të Edi Ramës!
Koalicioni opozitar pritet të regjistrohet sot në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 maji.
Sali Berisha nuk preferoi të zbulojë emrin për mediat por tha se është koalicioni i fitores.
Berisha: Koalicioni i fitores dhe nëse do të kishte një emër me vetëkuptim është koalicini i fitores por ky nuk do të jetë emri i tij sepse fitoren e kanë në dorë zgjedhësit. Po diskutojmë për finalitetet e fundit. Partitë në koalicion do të jenë Partia e Lirisë, Partia e të Drejtave të Njeriut, Partia Demokristiane.
Do të jenë në përputhje me ligjin aq sa lejon ligji por ndërkohë koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik përveç ndojë njeriu që do të ndjekë rrugën e vet. Koalicioni do të jetë për këshilltarët, kurse i gjerë fare do të jetë me shumë parti që zotohen të mbështesin kandidatët.
Pyetjes se cila do të jetë pesha e demokratëve për këshilltarët bashkiakë ai tha:
Berisha: Janë duke u marrë të tjerët por ka një ligj, merret për bazë rekordi elektoral.
E ndërsa grupimi i tij nuk njihet ligjërisht nga KQZ, ai tha:
Berisha: Fitimtar, shkruaje fitimtar. Shko shih fytyrën sterrë të Edi Ramës.

