Celibashi nuk regjistroi për zgjedhjet as Berishën as Alibeaj, Neza: Zuri pozicionin e burokratit

Analisti Sami Neza i ftuar në "Ora e Betit" thotë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zuri pozicionin e burokratit në raport me kërkesat e dy grupeve të PD për regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje.

Neza: Celibashi u tërhoq te burokracia, zuri pozicionin e burokratit. Kreu i KQZ nuk është burokrat. I është dhënë pushtet dhe për të gjykuar mbi vendimmarrjen. Kishte hapësirë për ti dhënë udhë përceptimit të tij.