Ftesë Lëvizjes Bashkë, Shabani thotë se është i hapur për bashkëpunim me Arlind Qorin
Endri Shabani nga Nisma Thurje thotë se më shumë e shqetëson mosregjistrimi në KQZ i Lëvizjes Bashkë sesa i PD.
Shabani: Jam shumë i shqetësuar që në këto zgjedhje nuk regjistrohet Lëvizja Bashkë, shumë më tepër se parti të tjera. Duhet të regjistrohen sa më shumë alternativa.
Në "Ora e Betit", ai la derën hapur dhe për një koalicion mes tyre.
Shabani: Nuk e di se çfarë përgjigje të ka dhënë Arlindi por unë jam i hapur për të bashkëpunuar me gjithë të rinjtë.
Por në mesnatë përfundon afati në KQZ për regjistrimin e koalicioneve.
Shabani: Është gjithmonë e hapur mundësia për të bashkëpunuar sepse listat dorëzohen në 27 mars. Edhe në zgjedhjet e kaluara kam qenë i hapur dhe i kam bërë ftesë Organizatës Politike dhe Vetëvendosjes. Të rinjtë duhet të jenë bashkë se klasa e vjetër politike është bashkë.
