KQZ nuk e regjistroi, Qori: Veliaj-Rama na vodhën mundësinë për të garuar, Berisha-Meta emrin e partisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 21:37
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka ironizuar emrin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë".
Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan.
"Sa ironike! Rama dhe Veliaj të vjedhin mundësinë për të garuar si parti në zgjedhje. Berisha dhe Meta të vjedhin emrin e partisë. Po mos harroni, sot e përherë do të ketë vetëm një "Bashkë": Lëvizja BASHKË"
Lëvizja Bashkë nuk mundi të regjistrohej në KQZ.
