PD jashtë zgjedhjeve, Andoni: Celibashi duhet të fliste si shefi i KQZ, precedenti i tij rast studimi

Analisti Ben Andoni i ftuar në "Ora e Betit" thotë se vendimmarrja  e Celibashit për PD në raport me zgjedhjet lokale do të ishte i denjë për Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tij, Celibashi duhet të fliste si shefi i KQZ dhe jo të bënte interpretime.

Andoni: Është e pamundur që në një proces të tillë kaq të komplikuar KQZ me infrastrukturën logjike dhe teknike të mos komunikojë kohë më parë me partitë dhe shtabet e juristëve për të zgjidhur handikape të tilla. Një faj i madh është për PD. Duhet të jesh në Mbretërinë e Bashkuar të mbash atë lloj qëndrimi. Celibashi në këtë rast duhet të fliste si shefi i KQZ dhe jo të bënte interpretime.Kjo në pjesën e moralit kurse në pjesën e kompetencave është brenda. Në pjesën e precedentëve juridikë që lidhen me zgjedhjet precedenti i tij mund të jetë një rast studimi më vonë. Në këto kushte ku është vendi mund ta lehtësonte.

Ai nënvizoi se fati i PD dhe i PS është shumë më i vogël se fati i Shqipërisë.

Andoni: Shqipëria nuk ka këllqe që të mbajë këto problematika. Gjyqësori një problem që mund ta zgjidhte për 7 minuta nuk e zgjidh dot me muaj të tërë.