Baçi: Po ecet fort për përjashtimin e PD nga zgjedhjet, koalicioni me PL ishte zgjidhja më e mirë

Deputeti Demokrat Luan Baçi ka deklaruar sot se po bëhet një aksion i madh e po ecet fort për të penguar regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

"Jemi para një fakti që po ecet fort për përjashtimin e PD nga zgjedhjet e 14 majit.

Çdo zgjedhje që do të gjejmë për paraqitjen e saj është e justifikueshme dhe e padiskutueshme.

Forma me koalicion ështe vendosur në Këshillin Kombëtar. Ai është organi më i lartë vendimmarrës mes dy kuvendeve të PD-së. Kjo ishte zgjidhja më e mirë, e domosdoshme dhe më e pranueshmja, kur shikojmë gjithë këto pengesa artificiale që ngrihen ndaj saj.

Nuk është hera e parë që bëjmë një koalicion me PL-në, ish-LSI-në, në 2009 patëm një koalicion.

Patëm një koalicion 4 vjeçar shumë të mirë, pa probleme. Ajo ishte një nga qeverisjet më të mira të 30 viteve në Shqipëri," tha ai.